Një mjet autoshkolle është përplasur me një motor në Berat.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar. Blutë e Beratit njoftojnë se ai ka qenë në gjendje të dehur në timon dhe se është shoqëruar në polici.