31-vjeçari Eraldo Nevruzi nga Tirana që punonte recepsionist hotel ”Greccia” në Dhërmi është zhdukur. Policia e Vlorës thotë se pas hetimeve dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Gerald Shehu, 43-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Pas ngjarjes së rëndë rezulton se Shehu është larguar drejt Greqisë.
Trupi i Nevruzit ende nuk është gjetur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku. 31-vjeçari dhe autori që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njeri-tjetrin. Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.
Lexo edhe :
Related Posts
Autori është dhëndri i pronares se hotelit. Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku.