Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 90% e rasteve të dyshuara si të infektuara me COVID-19 izolohen brenda 48 orëve.
“#COVID19
Mbi 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve.
Kjo ndodh sepse ekipi i epidemiologëve por edhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, pa u ndalur, ditë natë po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren.
T’i ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e distancës, vendosjen e maskës dhe higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
#Bashkë kundër #COVID19”, shkruan Manastirliu.