Trajneri i Spanjës Luis Enrique po punon për të eleminuar Italinë e Roberto Mancini, që nuk pushon së mrekulluari dhe është një nga protagonistët e këtij Europiani. Në funksion të gjysmëfinales kundër të kaltërve të martën më 6 korrik, trajneri i Spanjës i është përkushtuar një seance video- analize për të studiuar kundërshtarin e tij:
“Ne jemi duke u përgatitur sa më mirë që të mundemi” shkruajti ish-trajneri i Romës në Twitter, duke postuar një foto në dhomën e videos, me dy monitorë pas tij.