Me siguri, pjesës tjetër të familjes nuk i mbetet hatri nëse themi se Alina është personazhi më i ëmbël i kësaj kartoline. Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Salisman, kanë publikuar foton familjare për t’u uruar të gjithëve Vitin e Ri. Efehan, vëllai i madh i familjes, këtë vit ia ka lënë vëmendjen e të gjithë rrjetit motrës së vogël.
Fotoja-kartolinë e festave, me gjithë kombinimin e familjes, ka marrë me mijëra mesazhe urimi, pjesa më e madhe e të cilave janë shoqëruar me fjalën tonë të përbashkët: “Marshallah”.
Alina e vogël, e miksuar me tipraret më të bukura të nënës dhe babait të saj, u ka buzëqeshur të gjithë miqve të dy artistëve. Kujt i ngjan më shumë? Vështirë ta thuash, apo jo?
Me buzëqeshjen e ëmbël të së ëmës dhe sytë e veçantë të të atit, Alina është gati për të hyrë në listën e bebeve më të famshme të Instagramit.
Ah, Efehan! Një bukurosh që me shumë kënaqësi do ia lërë vendin motrës së tij lozonjare…