Bashkia Mat vazhdon të kujdeset për shtimin e ekonomisë së peshkimit në Liqenin e Ulzës. Herën e fundit janë hedhur 50 mijë copë rasat të llojeve të ndryshme duke e çuar në 250 mijë kokë për katër vite.
Kryetari i kësaj bashkie Agron Malaj tha se gjatë këtyre viteve është synuar shtimi i sasisë së peshkut të kultivuar duke rritur kështu ekonominë e banorëve të zonës.
“Ne si bashki, shtoj Malaj, do të miratojmë fonde për blerjen e rasatit të peshkut dhe rritjen e sasisë që do të hedhim gjatë viteve të ardhshme. Po punojmë që fshatrat e Ulzës të kenë një ekonomi ndihmëse”.
Sakaq bashkia jo vetëm ka ndihmuar shoqatën e peshkimit por ka shtuar masat për mbrojtjen e faunës në liqenet mbi lumin Mat.
