Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në kërkim për firmat piramidale online Xuex, arrestohet organizatori kryesor për zonën e Divjakës

21:10 / September 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shebenikuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njëri nga personat e shpallur në kërkim për skemat piramidale online Xuex, është arrestuar nga policia në vijim të operacionit të koduar “Xuex” që u finalizua më 14 shtator.

Në pranga ka rënë Ereledio Shebeku 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave.

Ky është personi i 7 që arrestohet në kuadër të këtij operacioni. Më 14 shtator u arrestuan 6 persona; Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Kujtojmë që Brunilda Todi është motra e Ereledio Shebekut. Kurse në kërkim vazhdon të jetë gruaja e tij këtij të fundit, A.Sh. 35 vjeç.

Ndërkohë, Gjykata e Fierit, në seancën për masat e sigurisë, liroi nga qelia Emanuel Taullau dhe Flavio Mukajn, duke i lënë në detyrim paraqitje.

Katër të tjerët u lanë në burg me afat 60 ditor. 

Të arrestuarit ishin përgjegjës për rekrutimin në terren të personave që t’i bindnin të investonin në firmat piramidale online Xuex.

Hetimi për të goditur skemat piramidale online zgjati disa muaj. Ky hetim nisi dhe u finalizua në Fier. Kontrolle u kryen edhe në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash. Hetuesit zbuluan bazën e grupit, një lokal në zonën e Lushnjes në pronësi të Arbër Çelës. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave.

Të arrestuarit, të konsideruar si agjentë në terren, kishin rol kyç në rekrutimin dhe orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në “Telegram”. Aty udhëzoheshin si të investonin në kriptomonedha. Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor, përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Rrjeti u zbërthye pasi në skemë u infiltruan agjentë të policisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi Ereledio Shebku 35 vjeç.

Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.

ARREST NË BURG 60 DITË

Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja

⁠Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana

Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka

Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka

DETYRIM PARAQITJE

Emanuel Taullau 21 vjeç nga Lushnja

Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja

ARRESTUAR:

Ereledio Shebeku 35 vjeç

NË KËRKIM:

A.Sh 35 vjeç

arrestohet divjake firmat organizatori piramidale xuex
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.