A do të guxonit të shkonit në këtë restorant, mbushur me gjarpërinj? Jo vetëm për t’i parë por edhe për t’i ngrënë. Ky është restoranti më popullor në Hanoi, Azinë Juglinodre, ku gatuhen zvarranikë. Menaxheri Nguyen Hoang Long, shpjegon historinë e këtij lokali. Ai shprehet se që në lashtësi fshatarët përdornin gjakun e gjarprit, për të shëruar sëmundjet.
Për vendasit, ky restorant është kthyer në biznes. Ajo i shumojnë gjarpërinjtë në mënyrë që të sigurojnë vazhdimësinë e punës. Klientët kanë mundësi të zgjedhin gjarprin që duan të konsumojnë, ndërsa lokali nuk ka asnjë meny. Ata gatuajnë sipas traditës së tyre.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë rast helmimi pas ngrënies së gjarpërinjve. Klientët shprehen se mishi i tij është pak a shumë me një shije si mishi i shpendëve apo derrit.
Një gjarpër e llojit, kobra, kushton rreth 60 dollarë dhe është e mjaftueshme për 6 deri në 8 persona. Pas publikimit në media, ky rast ka shkaktuar mjaft polemika. Grupet që mbrojnë kafshët, e kanë quajtur mizore këtë veprim, ndërsa nga mjekët nuk ka ende asnjë reagim se si ndikon konsumimi i zvarranikëve në shëndet