Kampionia e Europës në atletikë, Luzia Gega është përlotur gjatë ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”.
Gega u shfaq e emocionuar, dhe u shpreh para mediave se ndihet më krenare se kurrë. Ajo nënvizoi se i tregoi Europës se edhe shqiptarët mund t’ja dalin edhe se vijnë nga një vend i vogël.
Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kush u shpreh se “në këtë trup të vogël, janë këmbët më të shpejta të Europës”.
Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për të dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.