Këto ditë karantine mund të shfrytëzohen në mënyra të ndryshme që nga ushtrimet fizike, gatimi, leximi i një libri, një film që të pëlqen por edhe tek shfletimi i albumeve fotografike që prej kohësh mund të mos i kemi parë.
Përsa i përket kësaj të fundit nuk i kanë shpëtuar shumë njerëz të famshëm e mes tyre dhe Çiljeta.
E nominuar nga miqtë e kolegët e saj, edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e ka pranuar sfidën dhe ka ndarë në InstaStory foto të vjetra nga fëmijëria e adoleshenca.
Këngëtarja ka treguar kohën kur ishte ende bebush, kur konkurronte për miss, kur luante në filma e më pas kur lançonte këngë të reja.