Presidenti Ilir Meta ka dekretuar brenda pak minutash ministren e re te Arsimit, Evis Kushin.
Kjo e fundit u emërua si ministre e institucionit më të lartë arsimor pas largimit nga detyra të Besa Shahinit.
Emri i Evis Kushit, e përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Arsimit, ka mbërritur mesditën e sotme në Presidencë. (lexo këtu)
Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës kishte 7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri.
Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore doktor (PHD) në Ekonomiks në Universitetin e Staffordshire në Angli. Dy vjet më vonë mori titullin “Profesor i Asocuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor.