Kryeministri Edi Rama ka publikuar momentin e takimit me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelensky, në Kiev.
Vizita zyrtare në Ukrainë vjen pas ftesës së kreut të shtetit ukrainas.
Rama ishte i shoqëruar nga homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ata kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka, Irpini dhe Bucha.