Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” në bashkëpunim me Klubin Letrar “Ndoc Gjetja”, në Lezhë, vazhduan aktivitetet e ditës së dytë të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2019”, e cila u përmbyll me mbrëmjen poetike “Teuta” për Visar Zhitin”.
Karvani i shkrimtarëve “Muzat e Alpeve 2019”, paraparakisht ndaloi tek Memoriali Historik i Skënderbeut me ç’rast Paulin Zefi, drejtues i Zyrës Historike në Lezhë shprehu kënaqesinë që Lezha të ketë mundësinë të mirëpres shkrimtarë të shquar nga treshtetëshi Kosovë, Mal i Zi Shqipëri si dhe të prezantojmë para tyre trashëgiminë e pasur kulturore të Lezhës së vendimeve të mëdha. Prof.Sadik Bejko, i cili foli ne emër të “TEUTËS” solli në vëmendje peshën historike të përiudhës së sundimit të heroit kombtar shqiptar të cilën sic u shpreh “u desh t’ia thurrin lavdinë poetët dhe këtë po e bënte edhe “TEUTA”, dje duke promovuar poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të shkrimtarit dhe artistit Xhevat Limani përkthyer në gjuhë malazeze ndërsa sot duke bërë homazhe te varri i tij”.
Kryetari Ndreu:”E dua poezinë dhe dhe jam njëri prej jush”
Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, falenderoi “Muzat e Alpeve” që zbritën e karvanin e tyre edhe në Lezhë. ndërsa, “Bashkia e Lezhës pret që së bashku të formatojmë disa aktivitete të cilat bëjnë të mundur që jeta e poezisë në Lezhë të rizgjohet dhe të marr hov. E dua poezinë dhe duke e dashur poezinë dua ta dini se keni një kryetar bashkie që do të jetë pranë jush.Ndaj, s’me mbetet tjetër vecse t’ju them se duhet t’më konsideroni njerin pej jush dhe sa herë që të keni nevojë për Bashkinë e Lezhës sa herë të kemi mundësinë që të zhvillojmë aktiviete të tjera edhe më gjithëpërfshirëse duke e bërë Lezhën epiqendrën e poezisë në rajon”. Ndërsa, Aver Husaj, shef i kulturës në komunën e Pejës, tha se:”TEUTA” si një organizatë serioze e cila ofron vlera të vazhdueshme dhe i jep shtytje njojhjes dhe promovimit të letërsisë së të tria shteteve, ishte e mbështetur nga komuna e Pejës që nga fillimi dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”-tha Husaj.
Tufa: “Poezia e Zhitit shkon krahas me pathosin e pa bujë dhe human”
“Mbrëmja poetike i kushtohet njërit prej figruave kyçe të letërsisë bashkëkohore shqipe, Visar Zhitit, poet, prozator, përkthyes dhe simbol i rezistencës morale e intelektuale”-tha Ajetë Beqiraj kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” në hapje të orës letrare e cila filloi me deklamim të poezive të poetit për mallin, dashurinë dhe ndjenjën e përshpirtshme të njeriut. Për vlerat e padiskutueshme të krijimtarisë së poetit foli prof.Agron Tufa, poet e studiues, i cili tha se vëmendja nuk duhet përqëndruar në jetën e vështirë të poetit, por në vlerat e mëdha të krijimtarisë së tij. Sepse, “Visar Zhiti, si dje, në diktaturë, ai edhe sot është shkrimtari me vëtëdien morale qytetare, që i përcjell shoqërisë përmes artit të tij vlerën vendimtare të kujtesës së plagëve dhe traumave të diktaturës së postkomunizmit. Fuqia artistike e veprës së Zhtitit, shkon krahas me pathosin e pa bujë human dhe vlerat etike, edukatvie. Dhe për këtë publiku shqiptar i ëhtë mirënjohës dhe thellësisht falenderues”.
Martinoviq: “Poezisë së Zhitit ia fola nëpërmjet poemës “Poeti në birucë”
Krijimtaria e Visar Zhitit ka tejlakaluar kufijte kombtar dhe ky poet shqiptar në panoramën evropiane renditet si njëri ndër poetët më të mëdhënj të kohës sonë duke na bërë krenar jo vetëm shqiptarët por edhe popujt fqinj,risolli në vëmendje vlerësimi i shkritmarit të shquar malazez Mirash Martinoviq. i cili duke vlerësuar lart veprën e Zhitit me këtë rast solli në kujtesë takimin e parë me poetin: “Para dhjete viteve kur isha myssafir në një festival poezie, në Tiranë, Ali Podrimja u paraqit me disa libra dhe me te ishte nje njeri te cilin ma prezatnoi këhtu: “Ky njeri është poet më i madh se unë”. Ai ishte Visar Zhiti! Aty u njoftuam dhe menjëherë jam interesuar për poezinë e tij e cila më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme. Dhe duke e lexuar atë poezi Zhitit i jam përgjegjur me poezi.Pra, me poemën “Poeti në birucë””, të cilën me një frymë e kam shkruar në Herceg Novi “.
Zhiti: “I nderuar nga “Teuta” dhe Lezha që dinë vetëm të përbashkojnë”
Poeti Visar Zhiti, i cili ishte i përcjellur edhe nga bashkëshortja e tij poete, Eda Zhiti, falenderoi “TEUTëN” dhe Bashkinë e Lezhës për mbështetjen dhe mundësinë e ardhjes, sic u shpreh, “në Lezhën e cila di vetëm të përbashkojë.
“Në Lezhën e muzës. Në Lezhën e shenjtë, do të thosha e cila bashkoi shqiptarët për një vizion të madh evropian dhe pikërisht ai bashkim në formë moderne dhe të ndryshme me duket sikur vazhdon dhe tani me njëri- tjetrin-tha Zhiti-Jam shumë i prekur nga ky organizim miqsor me të gjithë ju e sidomos nga fjalët e mikut im, Agron Tufa, shkrimtar i mirënjohur dhe veprimtar i shquar në mbështetje të së drejtës së njeriut, të zbulimeve të perskekutimeve të bëra nga diktatura, dhe ato duke i ditur se nuk jane akuzë por mbrojtje nga e keqja që ajo të mos përsëritet. Një befasi që më prek se tepërmi ishte fjala dhe poezia e shkrimtarit malazez Mirash Martinoviq, një nga emrat më të shquar të letërsisë ballkanike sot, si dhe autor i njërit ndër romanet më të rëndësishme “TEUTA”, për të cilin njëherë unë me naivietin e një qytetari e pyeta:”C’është Teuta për ty që ke shkruar për të?A është shqiptare apo malazeze?”, ndërsa ai më përgjigjet: “është ilire!”
Hoxhiq:”Poetët e dinë se sa më shumë japin aq më shumë marrin”
Fjala e sjellur në shqip të akademikut Zuvdija Hogjiq Berisha për antologjinë “Muzat e ALpeve-TEUTA I” u përcoll me vëmendje nga të pranishmit, i cili ndër të tjera thotë se: “Poetët, fati i jetës në kushte të ngjashme shoqërore-historike, etika dhe tradita, besimi në fuqinë e fjalës poetike, në rolin dhe karakterin e saj i ka bërë të afërm, të vetëdijshëm se sa më shumë të japin aq më shumë do të kenë dhe sa më shumë do t’i marrin të tjerët për të vetët, aq më të afërm do të jenë me veten dhe me ne”. Për Viktor Gjikolën, kryetar i Klubit Letrar “Ndoc Gjetja”, bashkëorganizator i ditës së dytë të manifestimit., “Muzat e Alpeve” sot zbritën në qytetin e Muzës ndërsa kjo mbrëmje”TEUTA” për Visar Zhitin” dhe fjala e prof.Agron Tufës për veprën letrare të Zhitit, dëshmoi se letërsia e burgut(burgologjia) e ngritur në këto nivele e moralizoi letërsinë tonë me frymën dhe dinjitetin e saj.
Përcjellur nga Ora e Fishtës deri “Mrizi i Zanave”
Mbështetja e Ministrisë së Kutlruës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, bashkia e Lezhës, komuna e Tivarit si dhe komuna e Pejës, e bënë të mundur që pas Tivarit një aktivitet të tillë edhe në Lezhë ku karvani i shkrimtarëve “Muzat e Alpeve 2019″ gjeti frymë miqësie, bujarie e poezie. Sepse, Lezha ndër rrugëtim kohësh ka dëshmuar se ka gjirin e ngrohtë dhe di të presë miqtë e ta shpalosë mikpritjen e saj!”, tha ndër të tjera poetja Alma Jaku, nga Klubi Letrar Ndoc Gjetja, bashkëorganizator i këtij manifestimi. “Në shek. XII gdhendësja e ngjarjeve Anna Komnena e quajti Lezhën “qyteti mbi ajër”, i madhi i letrave shqipe At Gjergj Fishta e pagëzon për ” Mriz Zanash”, as unë nuk do të druaj sot që ta quaj “qytet poetësh”, sepse shpirti i Lezhës, është fryma e zanave, është jehona e maleve në oshëtimën e detit, gurgullima e Drini nga thellësitë e Arbërisë!” Të gjitha këto poetët i prekën së afërmi që nga zemra e qytetit e deri te shtëpia e Atë Gjergj Fishtës ku të përcjellur nga muza e tij, në qendrën e agroturizmit “Mrizi i Zanave” përbri, të mirëpritur nga Bashkia e Lezhës shijuan ambientin idilik, ushqimet tradicionale si dhe bujarinë shqiptare.