Myslimanët u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem të dielën, për të festuar fillimin e Ramazanit në mes të luftës më të përgjakshme në rajon.
Xhamia ka qenë pikë e ndezjes për përshkallëzimin e dhunës izraelito-palestineze, Tel Avivi siguroi se ata nuk do të kufizonin adhurimin në vendin e shenjtë. Deri kohët e fundit, shërbimet izraelite të sigurisë po zbatonin kufizime për ata që donin të faleshin atje. Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite, Benny Gantz tha se liria e adhurimit nuk do të kufizohet në Malin e Tempullit.
“Lufta jonë nuk është kundër Islamit, por kundër atyre që lëndojnë vlerat e Islamit. Kundër atyre që kryejnë krime kundër njerëzimit dhe që kërkuan të copëtojnë shoqërinë izraelite dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Gantz.
Myslimanët anembanë botës shijojnë traditat e komuniteteve të tyre të ndryshme, këtë vit, lufta dhe uria në Rripin e Gazës hedh një hije veçanërisht të errët mbi festimet.