E njohur për joshjen magnetike, Monica Bellucci mbetet një ikonë sensualiteti edhe në moshën 54-vjeçare.
Aktorja e njohur u shndërrua në bjonde për revistën “Soon”, duke dhënë disa poza klasike Bellucci përpara pasqyrës…
Aktualisht, aktorja është në një lidhje me artistin 36-vjeçar Nicolas Lefebvre, me të cilin u shfaq për herë të parë publikisht në mars, gjatë sfilatës së Chanel.
Nicolas është një skulptor i njohur francez.
Pas 14 vitesh bashkë, Monica Bellucci dhe aktori Vincent Cassel, u ndanë në 2013-ën.