Prej kohësh në media u përfol se mes reperes Melinda Ademi dhe reperit Finem ekzistonte mundësia se mund të ishin në një lidhje dashurie. Mirëpo këtyre aludimeve iu dha fund vetë Melinda, e cila ishte e ftuara në “Zemër Luana”.
E pyetur nga fansat në lojën e dedikuar për të dhe fansave të saj, #MelindaTors, të cilët nisën për programin mesazhe zanore të cilat mbanin pyetjet e tyre, reperja Ademi iu përgjigj të gjithave.
Një nga pyetjet e shumta ishte në lidhje me Finem dhe përgjigjia e saj ishte kjo: Finemin, e kam shok dhe është çun shumë i mirë.”