Në spitalin e Parmës, Itali, fëmijë i parë i vitit 2019 është shqiptarë. Mësohet se foshnja e parë e lindur në Parma për vitin 2019 është djalë.
Vogëlushi është pagëzuar nga prindërit Mirela dhe Zamir me emrin Noel Haxhiaj.
Noeli lindi nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Parmës në orën 02:07 minuta, dhe peshonte 3550 gram. Prindërit dhe të afërmit nuk e fshehën gëzimin e ardhjes në jetë të fëmijës së parë të ciftit Haxhia.