Kanë mbetur edhe pak ditë që moderatorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre.
Ndërkohë, që dasma do të jetë në shtator, Jonida po përjeton momente të vështira.
Moderatorja kishte nje qen, të cilit i kishte vendosur emrin ‘Bimba’, mirëpo e ka humbur. Këtë lajm trishtues për të moderatorja e ka ndarë me ndjekësit në rrjtetet sociale.
“Gjysmën e jetes sime e kam kaluar me ty Bimbushe. Më mësove çfarë është dashuria pa kushte! Sa me mungon, e sa shumë do më mungosh.
E shtrenjta ime,e vogla ime!
Do jesh pjesë e zemrës sime dhe kujtimi i ditëve aq te lumtura që më ke falur. Do të të mbaj gjithmonë me vete!”, ka shkruar Jonida.