Kandidati i PS për Bashkinë e Elbasanit Gledian Llatja ka filluar që ta marrë seriozisht garën dhe detyrën që pritet të marrë pas 30 qershorit.
Në këtë mënyrë, krahas takimeve në zonë edhe si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, Llatja po mendon edhe për përmirësimin e veshjes.
Sikurse mund të shihni, si një zyrtar i lartë, tashmë këmishat janë një element i domosdoshëm në jetën e tij të përditshme. Llatja është interesuar për blerjen e disa këmishave duke përfituar edhe nga ofertat. Kështu nga 90 euro që kanë qenë këmishat, tashmë ato janë 30 euro.