Pak ditë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se Arjana, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut është në pritjen e ëmbël të fëmijës së katërt. Çifti janë të martuar prej më shumë se 10 vitesh dhe prindër të tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës.
Vetë Arjana, e kontaktuar nga revista “Who” e përgënjeshtroi në fakt këtë lajm, duke thënë se nuk është i vërtetë dhe se ajo nuk është shtatzënë.