E nesërmja do të jetë dita vendimtare në Maqedoninë e Veriut. Parlamenti do të mbajë seancën për miratimin e propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit.
Një fjalim do të mbajë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen. Me kërkesë të ligjvënësve, qeveria dorëzoi pasditen e së martën në kuvend, të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës.
Burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë thonë se nëse propozimi francez pranohet, në fillim të javës së ardhshme mundtë mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së veriut dhe BE-së dhe menjëherë më pas BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.