Masë arresti është lëshuar edhe për Fatmir Hysenin alias “Doçja”. Ky shtetas është në kërkim për dy atentate atentate, përkatësisht ndaj Inez Hajrulla dhe ish-policit Santiago Malkos.
Në gusht të 2019, në zonën e “Xhamllikut”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “mbreti i lojërave” të fatit.
“Një emër është Fatmir Hyseni, i dyshuar për dy ngjaje, një në Tiranë dhe një në qytetin e Vlorës. Aksioni është duke vijuar dhe në qytetin e Vlorë dhe ën vijim pritet të kemi dhe informacione më të detajuara.Edhe në këta aksion kontrollet kane qenë. Kanë qenë dy banesa që janë kontrolluar nga RENEA, FNSH, dhe Polica për të gjetur personale që janë shpallur në kërkim apo dhe lokalizuar peronat me precedent penale”, tha gazetari.
