Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve në selinë blu se është në dispozicion të zgjidhjes së situatës ku ndodhet Partia Demokratike, duke vendosur gjithçka në funksion të këtij qëllimi.
Basha theksoi se situata ku ndodhet aktualisht PD ka ardhur si pasojë e vendimit të 9 shtatorit dhe ndaj sfida e tij dhe të organeve të PD-së është si të bashkojnë partinë në mënyrë që të arrihet suksesi elektoral.
Basha: Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit se jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.
Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një “non-grata”. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i Kolegjit të Kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD-në. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.