Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

13:25 / December 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4845
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplas me deputetët e opozitës lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas kërkesës së tyre për të tërhequr mbështetjen për të 26 kandidatët.

Manja tha se Komisioni i Ligjeve ka ndjekur me përpikëri bazën ligjore të përcaktuar nga Kushtetuta, ligji për Avokatin e Popullit dhe rregulloret përkatëse. Ai shtoi se kandidatët kanë pasur 20 ditë afat për mbledhjen e 28 firmave të deputetëve, ndërsa shumica e tyre i kanë dorëzuar brenda kohës së përcaktuar.

“Për politikë jemi këtu, por kjo s’do të thotë se arsyetimet politike mund të vihen mbi ato kushtetuese. Ndaj, z. kryetar i Kuvendit, jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet faza e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit sipas raportit, i cili në gjithë veprimtarinë e tij në këtë proces ka pasur këtë bazë ligjore: Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin për Avokatin e Popullit, rregulloren e Kuvendit dhe rregulloret për administratën publike. Kjo është hierarkia e normave, që komisioni që unë drejtoj ka marrë përsipër, për t’ia sjellë kësaj seance kandidaturat për Avokatin e Popullit në Republikën e Shqipërisë.

Kemi shpallur afatin 20-ditor, kemi administruar 26 kandidatura, kemi vlerësuar nëse janë në rregull, kemi dëgjuar të 26 kandidatët, morëm kohën dhe në mbledhjen e datës 17 nëntor, Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar kandidatët që vlerësoheshin se plotësonin kushtet. Deri në datën 2 dhjetor vendosëm, sepse deri në këtë moment nuk je kandidat po nuk erdhe në seancë, 26 kandidatët e listës të mbledhin 28 firmat. Ia kemi sjellë deputetëve. Është e vërtetë që në vendimin e komisionit shprehet se një deputet mbështet me firmë vetëm një kandidat. Por nuk më dëgjuat! Jua thashë. Ata që janë juristë e dinë se vendimet e komisionit janë akte proceduriale, por nuk janë akte normative. Nuk e kufizon vullnetin e një deputeti për të dhënë më shumë se një firmë. Nuk e respektuat! Dhatë 360 firma, nëse do kishit zbatuar atë që thashë unë dhe kolegët e mi, ju do kishit sjellë në Kuvend një kandidat e gjysmë, se aq firma keni ju. Pse dhatë 360 firma? Ju detyroi kush të firmosnit? Jo! Komisioni i Ligjeve nuk është prokurori, nuk bën hetime. I kanë depozituar firmat: Adriana Kalaja 44 firma, Aranita Brahaj 34 firma, Besim Ndregjoni 34 firma, Endrit Shabani 35 firma… Tërësisht brenda afatit të përcaktuar në vendimin e komisionit. Çfarë ndodhi? Disa kandidatë i sollën firmat jashtë afatit..”, tha Manja.

Ai akuzoi opozitën se përpiqet të ndryshojë rregullat pas mbylljes së afatit, duke deklaruar se tërheqja e firmave më 9 dhjetor “nuk ka asnjë efekt juridik”.

“Tërheqja e firmave pas afatit të 2 dhjetorit bie ndesh me parimin e sigurisë juridike. Nuk mund të firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, kjo krijon kaos,” deklaroi Manja, duke shtuar se komisioni nuk ka kompetencë hetimore dhe se çdo firmë e depozituar brenda afatit është e vlefshme.

Manja ironizoi Partinë Demokratike që e cilësoi Endri Shabanin si ‘lepuri i Surrelit’.

“Ne nuk njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut. Këto i dini ju. Ju e keni kthyer Avokatin e Popullit në vend pune” – tha Manja.

Avokati i Popullit kuvend plenare seanca ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.