Këtë të mërkurë është paraqitur në SPAK, edhe deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ish-kryetar i bashkisë Vau të Dejës. Nuk dihet ende arsyeja pse Hila është paraqitur në SPAK.
Po sot është paraqitur në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai është thirrur si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Pak javë më parë janë thirrur në SPAK për çështje të ndryshme ish-kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, Taulant Balla, Blendi Gonxhe, Dritan Leli dhe Ilir Beqaj.