Një 55-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Korçës, pasi në gjendje të dehur përplasi dy automjete të parkuara.
Në pranga ra R.M., banues në Korçë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi R. M., drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.