Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në Tiranë kryeson Gonxhja nga PS. Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD, Tabaku kokë më kokë me Alimehmetin

08:40 / May 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.
Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka rreth 208 vota më shumë se Jorida Tabaku, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit. Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

Lista e PS- 19 mandate
Edi Rama (listë e mbyllur)
Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)
Elisa Spiropali (listë e mbyllur)
Lindita Nikolla (listë e mbyllur)
Taulant Balla (listë e mbyllur)
Adea Pirdeni (listë e mbyllur)
Albana Koçiu (listë e mbyllur)
Igli Hasani (listë e mbyllur)
Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)
Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)
Iris Luarasi (listë e mbyllur)
Erion Malaj (listë e mbyllur)
Blendi Gonxhja 8085
Ervin Hoxha 4317
Fatmir Xhafaj 3803
Erion Braçe 3753
Ornaldo Rakipi 2807
Antonela Dedej 1976
Anila Denaj 1403

Lista e PD- 13 mandate
Sali Berisha (listë e mbyllur)
Flamur Noka (listë e mbyllur)
Albana Vokshi (listë e mbyllur)
Belind Këlliçi (listë e mbyllur)
Tedi Blushi (listë e mbyllur)
Jozefina Topalli (listë e mbyllur)
Fatmir Mediu (listë e mbyllur)
Edi Paloka (listë e mbyllur)
Erisa Xhixho (listë e mbyllur)
Mesila Doda (listë e mbyllur)
Klevis Balliu (listë e mbyllur)
Besart Xhaferi (listë e mbyllur)
Ilir Alimehmeti 4287

Mundësia- 2 mandate
Agron Shehaj (listë e mbyllur)
Erald Kapri (listë e mbyllur)

PSD 1 mandat
Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)

Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat
Adriatik Lapaj 988 vota

Lëvizja Bashkë- 1 mandat
Redi Muçi (listë e mbyllur)

gonxhja kapri PS tabaku Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.