Teksa në Shqipëri ka nisur protesta e opozitës dhe njëkohësisht Parlamenti brenda sallës së seancave, situata politike në vend diskutohet në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian.
Burime për Tirananevvs.al bën të ditur se sot mbahet një seancë e posaçme me dyer të mbyllura, nën drejtimin e gjermanit David McAllister dhe pritet të dalin me një deklaratë për Shqipërinë.
Javën e shkuar Shqipërinë e vizitoi një grup europarlamentarësh që kryesoheshin nga raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein të cilët zhviluan takime me të gjithë faktorin politik. Europarlamentarët u shprekhen kundër djegies së mandatave dhe bojkotit të parlamentit, ndërsa bënë apel për dialog në funksion të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Zhvillimet politike në Tiranë vijojnë të jenë larg këtij apeli. Nga njëra anë opozita ka dorëzuar mandatet në KQZ dhe ka njoftuar se do të vijojë me aksionin opozitar duke zhvilluar protesta sa herë të ketë seancë.