Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi sqaron grupin parlamentar demokrat për negociatat me PS për reformën zgjedhore.
Mësohet se në mbledhjen e grupit Bylykbashi ka sqaruar se negociatat ishin bllokuar tek çështja e hapjes së listave.
PD kërkoi që 1/4 e listës së kandidatëve të ishte e mbrojtur, pra e mbyllur; dhe 3/4 e kandidatëve të renditen secili sipas votave që kanë marrë pra të jetë e hapur.
Në mbledhjen e grupit, Bylykbashi ka sqaruar se PS nuk e pranoi këtë propozim. Sipas Bylykbashit, PS kërkon që 1/3 e listës të jetë e mbyllur dhe 2/3 të jetë e hapur.
PS ka sjellë një argument kundër hapjes se listës në masën 75%, duke vënë në dukje së në disa qarqe nuk mbrohet kuota gjinore.
Gjithsesi palët pothuajse janë dakordësuar dhe vetëm 1/3 e listës do jetë e hapur.
Mësohet se palët kanë rënë dakord për votën e diasporës.
Negociatat për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi sqaron grupin parlamentar demokrat
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment