Mësohet se janë 6 persona të proceduar nga Policia e Durrësit lidhur me operacionin e ditës së djeshme në kampin e Mek në Manëz.
Ata janë vënë nën hetim për 4 vepra penale: Shkatërrim prone (për dhunimin e mjeteve të policisë), mos bindje e urdhrit të policisë, kundërshtim i vendimit të gjykatës, mosbindje të urdhrit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.
Prokuroria Durrës po përmbyll detajet e para të provave dhe kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë. Marrja në pyetje mendohet të bëhet brenda kampit, por për individë të veçantë mund të ketë shoqërime edhe në DVP Durrës.