Arsyeja humb kur je nën avujt e alkoolit. Kështu ndodhi me një familje të madhe. Pesë anëtarët e saj u përleshën në rrugë pasi u takuan për të pirë.
Pamjet e marra jashtë pijetores Long Pull në Wrexham tregojnë John Rogers, 39 vjeç që godet me bërryl Gavin Randles, 61 vjeç, në fytyrë duke e rrëzuar atë pa ndjenja.
Para kësaj, Michael Hughes, 46 vjeç, u filmua duke u goditur në pjesën e pasme të kokës përpara se të përplasej me Rogers.
Në përleshje u përfshinë dhe dy anëtarët e tjerë të familjes, Samantha Hughes, 43 vjeç dhe Yvonne Moore, 54 vjeç.
Gjatë sherrit, një shpërndarës i Just Eat me biçikletë u përpoq të futej mes tyre, por nuk ia doli.
Të pesë të pandehurit, nga Wrexham, pranuan grindjen në Gjykatën e Mold Crown dhe premtuan se nuk do ta përsërisin më.