Nëna e Blerina Metës, Sanije Tuga e cila vetë ka bërë 7 vite burg për vrasjen e vjehrrës së saj, thotë se nuk e beson që nipërit të kenë vrarë babain e tyre, por thekson edhe se ai ka qenë një njeri i dhunshëm. Sipas saj në 27 vite martesë ka pasur shumë sherre dhe dhunë në familjen Meta.
”Kur ka ardhur goca këtu, ka ardhur tek porta, e hapi derën burri se më i shpejtë. I thashë a keni ardhur për darkë, tha jo, jo kam ardhur vetëm. Mendova që është zënë me Pëllumbin. Më tha më dhemb i gjithë trupi e thashë e ka rrahur. U ngritëm në mëngjes, bëra pak bukë, më tha veç lere aty se dua gjumë. Gjumë nuk kishte, por ishte e këputur.
Lexo edhe :
Related Posts
E pyeta po Pëllumbi, kalamajtë si janë? Më tha “mirë, mirë kalamajtë”, ndërsa Pëllumbi si Pëllumbi mo. Pastaj më thanë që Pëllumbi ka vdekur, kështu, kështu puna. Unë nuk e besoj që ka vdekur Pëllumbi. Nuk e besoj ta kenë vrarë kalamajtë, veç nëse ka bërë ndonjë ngjarje të shëmtuar. Nuk besoj se e kanë mbytur kalamajtë. Kushedi pale, gjërat bëhen dhe pa dashje. Pëllumbi është sjellë ashtu siç thotë goca. 27 vite martesë, kanë qenë mjaft shqetësuese për Blerinën, shumë e lodhur, me shamatë”,-tha ajo për ”TCH”.
Sipas saj Pëllumbi rrihte të bijën për gjëra të kota dhe pa rëndësi dhe se hundën ia ka deformuar, pasi herë pas here e kur e dhunonte, e godiste në hundë.
”Kapej për gjëra të kota, ashtu i thotë mendja, s’ke çfarë i bën më, derisa ka shkuar ngjarja deri tani. Burri thoshte nuk ka nga shkon gruaja, nuk ka nga ik. Blerina nuk më ka treguar asnjë gjë, as më rrahu, as më torturoi. Ata veç nëse kanë pasur ndonjë gjë mes babë e fëmijë, pale sesi. Nuk di gjë. Pëllumbi ishte mjaft i prapë, atë nuk e linin nervat të binte. Nëse i blinte ndonjë byrzylyk apo ndonjë gjë, pas pesë minutash mund ta rrihte. Pse e le atje, pse nuk e le aty, pse filnaxhinin aty, pse gotën atje, veç kur të të rrihte. Dhunën e kam parë vetë, hundën e ka të deformuar, duke e goditur 100 herë në hundë”.