7 muaj nga humbja e artistes Hueyda El Saied, në studion e “Rudina” ishte bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean me djalin Gabriel, si dhe nëna e saj Diana Çoku. Për familjen e artistes dhimbja është ende e madhe.
“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”.
Që në nisje të emisionit, moderatorja Rudina Magjistari i falenderoi të ftuarit e saj që erdhën në studio, duke ditur se për ta nuk ishte diçka e lehtë.
“Faleminderit shumë ju që erdhët sot këtu sepse e di që nuk e keni fare të lehtë, të vini dhe të flisni, por Hueyda i ka takuar edhe publikut. Publiku e ka dashur shumë, u trishtuam shumë kur mësuam për ngjarjen, kështu që e kemi përjetuar të gjithë shumë fort”.