Nuk e shihte me sy të mirë. Aq sa nuk e donte as pranë shtëpisë. Këtë qasje ka pasur nëna e Mark Samsonit, por fshihte diçka më të thellë. Një lloj armiqësie ndaj Ilaria Sula-s, vajzës shqiptare që për afro një vit frekuentonte apartamentin e vogël të familjes filipinase në rrugën Homs.
“Nuk doja që Mark ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë, djali im duhet të jetë i përqendruar te studimet”, i ka rrëfyer ajo hetuesve.
Këto janë fjalët e nënës së të riut që ndodhet aktualisht në burg për vrasjen e studentes shqiptare, trupi i së cilës u hodh në një humnerë. Ajo u ther për vdekje nga ish i dashuri, pikërisht në banesën e familjes Samson në lagjen “Africano” të Romës.