Një 42-vjeçare me origjinë shqiptare është futur në një shkollë në Volvo të Greqisë këtë të premte duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesit e saj me një thikë.
Në gjendje të rënduar psikologjike, gruaja bërtiste me zë të lartë: “Do t’ju rrah”.
Stafi i shkollës ka njoftuar menjëherë policinë, të cilët bënë të mundur arrestimin e saj. Mësohet se shqiptarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Pas arrestimit, ajo u dërgua në spitalin psikiatrik.
