Nëndetësja “Titan” që u zhduk të dielën, pësoi një “shpërthim katastrofik”, duke vrarë të pesë personat në bord. Pas ditësh kërkimesh të dëshpëruara një automjet i drejtuar nga distanca gjeti konin e bishtit të Titanit rreth 1600 metra larg harkut të anijes së mbytur.
“Ne besojmë se ekuipazhi i zhytësit tonë ka vdekur”,-tha OceanGate në një deklaratë. Sipas Rojës Bregdetare të Bostonit, rrënojat janë në përputhje me humbjen dramatike të presionit.
“Ne do të vazhdojmë të inspektojmë zonën ku u gjetën rrënojat”, sqaroi Roja Bregdetare, duke nënvizuar se ende nuk është e mundur të përcaktohet koha e aksidentit. Do të fillojë çmobilizimi i disa prej personelit të saj kërkimor brenda 24 orëve të ardhshme.
Në bordin e nëndetëses ndodheshin Hamish Harding, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Daëood, Paul-Henri Nargeolet dhe CEO i OceanGate Stockton Rush, të cilët humbën jetën.