Duke folur lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Izreael, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti theksoi se me normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, është thyer bllokada e njohjeve për Kosovën.
Ai ka shtuar se ata që kritikuan marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington, kjo e sotmja i nxjerrë gabim.
“Sot vërtetë është ditë e rëndësishme për Kosovën. Kemi hapur kapitull të ri të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës. Me marrëveshjen e sotme që derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit, kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Me nënshkrimin dhe lidhjen e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, shteti i Kosovës konsolidohet tutje në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes që kemi pasur nga SHBA. Marrëveshja e sotme është argument se marrëveshja e 4 shtatorit ka qenë e mirë dhe i nxjerrë gabim ata që kritikuan këtë marrëveshje duke kritikuar edhe njohjen që ka ndodhur nga Izraeli në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.
Ministrja në detyrë e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla tha se me marrëveshjen e sotme, Kosova thyen zinxhirët e fushatës agresive të Serbisë për ç’njohje.
“Kosova po çan nyjat e bllokadës me vendosjen e marrëdhënieve me Izraelin. Me aktin e sotëm Kosova thyen edhe zinxhirin e fushatës agresive të Serbisë për ç’njohjet”, ka thënë Haradinaj-Stublla”, tha ajo.