Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nëntë të arrestuar në pak orë në Tiranë, zhduket një vajzë 19-vjeçare

14:08 / January 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim 1024x663 1 695x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 shtetas në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre dhe një 18 vjeçar me inicialet R. F., pasi gjatë kontrollit në çantën e tij u gjetën 2 doreza (përforcues grushti) dhe 1 shufër metalike.

Ndërsa në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe B. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Shukri Daku, 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. F., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në çantën e 18-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan, 2 doreza (përforcues grushti) dhe 1 shufër metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. Ç., 43 vjeç, B. Xh., 22 vjeç, E. Xh., 40 vjeç, J. S., 33 vjeç dhe I. D., 43 vjeç, të pestë banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Hetimin e Narkotikëve Policia e Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.