Në Dhërmi vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë me 789 të tillë, në vazhdim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara në një zonë që hyn në grupin e zonave si Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi e disa të tjera, ku është krijuar një problematikë kronike, e cila tanimë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.
Edi Rama: Secili të mbajë kë flamur të ketë qejf në mendje e kë flamur të ketë qejf në shtëpi. Po flamuri i kësaj Republike nderohet dhe respektohet vetëm duke bërë çdo ditë një punë më shumë për këtë vend dhe për njerëzit.
Lexo edhe :
Related Posts
Fjalë më shumë përditë ka. Baltë më shumë sa të duash. Xhagajdur e maskarenj, nuk mbarojnë, dalin.
Minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër, por edhe kjo, që kur kapen minjtë, të vësh kujën, që “o po bëhet nami”. Ç’po bëhet nami? Shyqyr që po kapen, më shumë të kapen, për këtë punë kemi bërë gjithë këtë përpjekje dhe për këtë punë përpiqemi. Po minjtë i kap çarku. Prandaj, kemi ngritur e do ngremë edhe më shumë çarqe për të kapur minj. Por nuk mund të rrimë të tërë të të rrokanisemi ditë-natë, se u kapën ca minj aty, u kapën edhe ca minj këtu, tani duhet të ngrihemi të tërë e të merremi t’i biem njëri-tjetrit.
Secili ka punën e vetë për të bërë. Secili ka përgjegjësinë e vetë për të mbajtur. Secili ka llogarinë e vetë për të dhënë dhe secili që është në anën e qytetarëve ka llogarinë e vetë për të kërkuar sipas detyrave. Kam dhënë këtë detyrë, ma bëj.