Një nga trajnerët më të njohur të Shqipërisë, Neptun Bajko, ka dhënë opinionin e tij për betejën për titullin kampion. Tekniku që ka shpallur kampion Partizanin në vitin 1987 dhe që ka drejtuar kombëtaren kuqezi, ka prekur disa nga çështjet më të rëndësishme të kampionatit actual. Gjithashtu, ai ka prekur dhe temën shumë të ndjeshme të titullit të sezonit 2015-2016, që është pretenduar me forcë nga Partizani, por që në fund KAS-i ia riktheu Skënderbeut duke rrëzuar vendimin e Komsionit të Etikës, duke e cilësuar të pabazuar mbi legjilaturën sportive.
“A ia vodhën titullin Partizanit para dy vitesh? I besoj deri në fund Starovës dhe ai ka të drejtë. Por, në të njëjtën kohë nuk parashikoi ata që mund të vinin, pasi u vërtetua se ishte ekip për titull. Që do të thotë? Që të kishte marrë masat qysh në fillim,” deklaroi Neptun Bajko për “Panorama Sport”.