Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nëse BE miraton kërkesën e Holandës, ja për sa kohë pezullohet lëvizja e lirë për shqiptarët

14:02 / May 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vizat shengen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Holanda i dërgoi kërkesën e parlamentit të saj, KE-së për pezullim të lëvizjes së lirë për shqiptarët, duke përmendur nenin 8 (2) të Rregullores 2018/1806.

Por çfarë përmendet në këtë nen të legjislacionit të BE-së?

Ky nen i referohet kushteve të caktuara sipas të cilave vizat mund të pezullohen përkohësisht, bazuar në të dhëna relevante dhe objektive. Një Shtet Anëtar i lejohet të njoftojë Komisionin brenda një periudhe dy mujore, nëse janë rritur kushtet krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në letrën e dërguar nga Groot jepen me tabelë këto të dhëna që sipas holandezëve plotësojnë kriteret për pezullimin e vizave për shqiptarët në BE.

Sipas holandezëve këto të dhëna janë argumente pse pezullimi duhet të bëhet aktiv për një periudhë prej 9 muajsh, siç parashikohet në legjislacionin e BE-së. Më konkretisht në pikën 6 (a) të nenit 8 ku thuhet: Komisioni miraton një akt zbatim që përkohësisht pezullon përjashtimin nga kërkesa për vizë për shtetasit e vendit të tretë të interesuar, për një periudhë prej 9 muajsh.

rregullorja be

Komisioni ka një muaj nga sot për të shqyrtuar kërkesën dhe të dhënat e përmbajtura dhe pezullimi mund të miratohet nëpërmjet shumicës së thjeshtë të Shteteve Anëtare të BE. Mirëpo kjo periudhë përkon edhe me vendimin e Këshillit për rekomandimin e pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjatë periudhës së pezullimit, Komisioni do të “krijojë një dialog të zgjeruar me shtetin e tretë në fjalë, me qëllim që të korrigjojë rrethanat në fjalë”.

vizat be

vizat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.