Marsida Qatja e cila u bë sebepi i e vrasjes së bujshme në Kavajë, vijon të nxjerrë inatin e ngjarjes makabre në rrjetet sociale.
Edhe pas intervistës së fundit, dhënë për tirananews.al që në fakt nxori detaje të reja rreth ngjarjes, ajo nuk ndalet së dhëni mesazhe në Facebook. Qatja rrëfeu se ka qenë pjesë e një rrjeti trafiku droge, duke hedhur dyshime edhe mbi versionin e ngjarjes se ishte për arsye dashurie.
“Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron)”, shkruan ajo në postimin e fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.
Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura. Pistat ku po hetohen janë dy, e para, ajo e xhelozisë dhe e trafikut të drogës. Pak ditë më parë Policia i sekuestroi pasaportën dhe ndërkohë për të është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.