Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nëse doni të shkoni në plazh gjatë muajit Qershor, bëni mirë t’i hidhni një sy parashikimit të motit

17:39 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sinoptikania Adiola Bani, në një lidhje për News24 bëri të ditur se gjysma e parë e muajit qershor do të jetë e freskët dhe me reshje shiu. Sinoptikania u shpreh se e gjithë kjo javë do të shoqërohet me reshje shiu dhe rënie temperaturash, që do të sjellin edhe rrebeshe shiu ditën e premte.

Megjithatë nga korriku temperaturat parashikohet të kalojnë mbi 40 gradë celsius dhe vera do të jetë e nxehtë.

“Edhe këtë javë do mbetemi në kushte të paqëndrueshme të motit. Reshjet do të vijojnë edhe pasditen e sotme, kryesisht në zonat malore. Edhe dita e martë parashikohet të mbetet e paqëndrueshme. E mërkura dhe e enjtja do na rikthejnë diellin, do kemi rritje të temperaturave, maksimumi deri në 24 gradë Celsius. Ndërsa, në fundjavë temperaturat do të mbërrijnë deri në 30 gradë. Por, edhe pse kemi rritje të temperaturave, do të kemi edhe reshje shiu, gjatë të premtes me rrebeshe, dhe në fundjavë në sasi më të paktë.

Megjithatë, kemi hyrë në stinën e verës dhe këto temperatura nuk janë karakteristike. Pjesa e parë e muajit qershor, edhe pse do të kemi temperature 28-29 gradë, e ndonjë ditë edhe 30 gradë Celsius, do të kemi edhe prani reshjesh, duke bërë që të mos e kemi mendjen shumë te plazhi. Në gjysmën e dytë të qershorit do të mendojmë për plazhin. Gjatë korrikut temperaturat parashikohet të arrijnë në temperature 40 gradë celsius. Parashikohet një verë e nxehtë,”- tha sinoptikania Bani.

qershor tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

11:18 / February 8, 2026

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

13:42 / February 7, 2026

Moti sot/ Reshje shiu në të gjithë vendin

10:46 / February 1, 2026

Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

11:22 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.