Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur diçka e nxehtë, duhet të ndiqni disa trajtime në mënyrë që mos t’ju mbeten shenja në lëkurë.
Uji i ftohtë
Për të shmangur përhapjen e plagës, lëreni zonën e djegur në ujë të ftohtë për disa minuta. Ju mund të aplikoni edhe një qese me akull në zonën e djegur. Bëjeni shpesh gjatë orëve të para derisa t’ju lehtësohet dhimbja.
Aloe Vera
Aloe Vera trajton djegiet aksidentale dhe djegiet nga dielli, ka veti natyrale antiseptike, qetëson dhimbjet dhe shëron indet. Aplikoni xhel aloe Vera në zonën e djegur.
Patate e gjallë
Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-irrituese, të cilat largojnë dhimbjet dhe pakësojnë shanset që të bëhen flluska nga djegia. Prisni një fetë patate dhe aplikojeni në zonën e djegur.
Mjaltë
Kur aplikohet në zonat e djegura, mjalti largon lëngjet nga indet. Kjo bën që të largohen bakteret e këqija dhe pastron zonën e djegur. Përhapeni mjaltin në një fashë dhe aplikojeni në zonën e djegur. Ndërrojeni fashën katër herë në ditë.
Vaj kokosi dhe lëng limoni
Përdorni vaj kokosi me pak lëng limoni për të trajtuar djegiet dhe për të mos rrezikuar shenja. Aplikojeni direkt në lëkurë, dy herë në ditë.
Uthull
Uthulla është një antiseptik natyral, ajo mund të parandalojë infeksionin dhe të trajtojë djegiet. Përzieni një sasi të barabartë uji me një sasi të barabartë uthulle. Zhysni një napë në këtë përbërje dhe aplikojeni në zonën e djegur. Bëjeni dy herë në ditë.