A jeni gati të ikni në një ishull me një pagë marramendëse? Puna juaj e ëndrra është e hapur në Gjirin e San Pablo.
Ishulli i vogël tani funksionon si një han dhe pas muajit prill, nuk do të ketë askënd për ta drejtuar atë.
Operatorët aktualë, Che Rodgers dhe Jillian Meeker, do t’i dorëzojnë çelësat e fanarit të vitit 1874.
Aplikantët duhet të jenë të përgatitur për të bërë gjithçka që duhet për të mbajtur vendin duke përfshirë, edhe transportimin e të ftuarve nëpërmjet ujit.
“Kandidatët e suksesshëm do të jenë një çift, një prej të cilëve duhet të posedojë një licensë të barkave bregdetare”, thuhet në njoftim.
“Ata do të duhet të veprojnë në një shtëpi me pesë dhoma, duke shërbyer darkë dhe mëngjes për të ardhurit, si dhe ofrimin e shërbimit të tragetit për vizitorët.
“Pronarët” e rinj do të duhet të nisin punën në muajin prill pas dy javëve trajnim.
Hani është i hapur katër ditë në javë dhe pret një numër festash të veçanta. Çifti do të paguhet rreth 130,000 dollarë në vit dhe siguron strehim në ishull, sipas East Brother Lighthouse Inc., e cila menaxhon ishullin në pronësi të Gardës Bregdetare.






/Ora News.tv/