Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nëse keni ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme, mund të vuani nga këto sëmundje

18:23 / November 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ftohteeeeee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Gjatë stinës së dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin.

Kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për të moshuarit por edhe për të sëmurët kronikë. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk punon siç duhet duke rrezikuar shëndetin. Shkaqet se përse keni ftohtë gjithmonë:

Hipotiroidizimi

Hipotirodizimi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temperaturës së trupit.

Anemia

Anemia ndodh kur një person ka më shumë rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm duke shpërndarë kështu oksigjenin. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ndjesinë e të ftohtit që vjen pikërisht nga kjo mungesë e oksigjenit. Simptoma të tjera mund të jenë, këmbë dhe duar të ftohta, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit janë: Anemia nga mungesa e hekurit është më e përhapura ndër tyre. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak.

Anoreksia Nervoze

Anoreksia nervoze është një çrregullim në mënyrën e të ushqyerit e cila karakterizohet nga imazhi që ka personi me trupin e tij por lidhet edhe me reagimin mendor dhe emocional ndaj shtimit në peshë. Anoreksia mund të shkaktojë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup.

Sëmundjet e arterieve periferike

Kjo sëmundje ndodh kur disa pllaka formohen në arteriet që qarkullojnë gjakun në organizëm. Grumbullimi i këtyre pllakave nëpër arterie bën që enët e gjakut të ngushtohen që do të thotë se gjaku nuk arrin të përçohet ashtu siç duhet. Zakonisht kjo reflektohet tek ekstremet e organizmit, pra tek gjymtyrët, duke krijuar ndjesinë e të ftohurit dhe të mpirjes të duarve apo këmbëve. Shpesh kjo sëmundje kërkon një trajtim intensiv që lidhet me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Përse femrat kanë më shumë ftohtë sesa meshkujt?

Femrat preferojnë temperaturën 25 gradë Celsius, ndërsa meshkujt ndihen shumë mirë në një ambient në 22 gradë. Kjo lidhet me faktin se femrat kanë një metabolizëm më të ngadaltë sesa meshkujt, kështu që nuk prodhojnë më pak energji sesa meshkujt./ Top Channel

ftohte tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.