Kur flasim për koronavirusin tek njerëzit që nuk ndjekin lajmet online ose zhvillimet ekonomike në Twitter, shpesh lindin dy pyetje:
E para është: Virusi nuk duket aq vdekjeprurës sa thonë, pra pse duhet të frikësohemi kaq shumë?
E dyta është: Si mund të shkaktojë një virus një krizë ekonomike?
Në fakt përgjigja për të dyja këto pyetje është e njëjtë. Edhe nëse virusi nuk është një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën tuaj, ju mund ta transferoni atë tek dikush për të cilin përkthehet në një rrezik më të madh shëndetsor. Kur punëtorët e sëmurë nuk mund të paraqiten në një kompani në Kinë ose Gjermani ose në çdo vend prodhues/eksportues që prodhon furnizime për amerikanët apo për kompanitë e vëndeve të tjera në botë që kanë nevojë për këto produkte, kjo dëmton ekonominë e tyre. Ekonomia botërore është shumë e varur nga lëvizja, puna e njerëzve dhe mallrave në distanca të ndryshme gjeografike, punë e cila nuk mund të bëhet online, por nga kombinimi i fuqisë punëtore me sistemet e automatizuara të makinerive prodhuese. Ndikimi i përgjithshëm i këtij bllokimi fizik të përqëndruar në vendet prodhuese duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne, sepse në këtë mënyrë shqetësimet e shëndetit publik përkthehen në shqetësime ekonomike.
Gjatë muajve të fundit, koronavirusi është përhapur shpejt nga Wuhan, në pothuajse në çdo rajon të globit. Por origjina e virusit nuk është arsye për të promovuar stereotipet anti-aziatike. Arsyeja e vetme që ka rëndësi kur koronavirusi përhapet në Kinë, është se Kina është nyja ndërlidhëse për udhëtimet ndërkombëtare dhe një nga qendrat ekonomike më të fuqishme në botë. Në vitin 2000, Kina arriti 7 përqind të PBB-së globale ndërsa sot zë gati 20 përqind të PBB-së në të gjithë botën. Për më tepër, mbi 5 milion ndërmarrje ndërkombëtare mbështeten tek produktet e prodhuara nga bizneset në rajonet e prekura në Kinë. Nëse Kina teshtin fjalë për fjalë ose metaforikisht, bota merr një ftohje.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tregu i aksioneve u tërhoq pak kohë pasi Rezerva Federale Amerikane (FED) uli normat e interesit nga 1.5 në 1 përqind, por Kryetari i FED, Powell shprehu dëshirën për të mbajtur objektivin afatshkurtër të normës amerikane mbi zero. Tani, e gjithë kurba e rendimentit amerikan është nën 1 përqind për herë të parë në histori, një sinjal që investitorët tashmë po përgatiten për një përkeqësim të rritjes ekonomike të SHBA. Mbetet e pasigurt nëse FED ka mjete të mjaftueshme shtesë për të parandaluar një krizë të tillë.
Pa masa mbrojtëse të forta të tregut të punës, kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës dhe pushime të gjata të paguara për të gjithë, gjatë intervalit të pandemisë, shumë njerëz që punojnë përballen me një zgjedhje të pasigurt: Të kujdesen për veten e tyre që të mos infektohen nga virusi apo të humbin pagesat e pagave, madje edhe punët e tyre.
Një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar ekonominë tani, është të frenohet përhapja e virusit. Kjo gjë lehtëson presionin mbi autoritetet e kujdesit shëndetësor dhe përfundimisht lejon që njerëzit, mallrat dhe shërbimet të lëvizin përsëri drejt normalitetit. Heqja e detyrimeve për sigurimet shëndetsore për punonjësit gjatë karantinimit, heqja e taksave per restorantet, hotelet dhe agjensitë e udhetimeve apo sektoreve të drejtpërdrejtë të impaktuar janë masa “Must” që ekonomitë t’i kthehen normalitetit.
Kongresi Amerikan akordoi 8 bilion dollarë, fonde që do të përdoren për të rritur masat e mbrojtes së shëndetit publik, zhvillimin e trajnimeve për stafin mjekësor dhe shkencor dhe ndihmën ndaj vendeve të tjera. Pasi kaloi koha e nevojshme organike e testuar pa masa emergjente, për të minimizuar madhësinë e pandemisë së koronavirusit, Trump nënshkroi projektligjin e mësipërm të premten e kaluar.