Si Xhisiela një vit më parë, edhe Marsida Qatja është kthyer tashmë pas ngjarjes tragjike në Kavajë në një personazh të njohur.
Protagoniste e ngjarjes, pasi në shtëpinë e saj ndodhi vrasja e 41-vjeçarit Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, aktiviteti i saj në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të bashkëshortit të saj që ndodhet në burg në Gjermani ku vuan dënimin për trafik droge.
“Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime”, thuhet në mesazh.