Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nëse ndiqni këto këshilla, do të prekeni më pak nga gripi

20:43 / October 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gripi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemi zyrtarisht në sezonin e gripit, kur sheh që dikush teshtin vazhdimisht; dikush merr frymë me vështirësi; një tjetër ka temperaturë, ethe dhe lodhje; dëgjon që njerëzit ankohen për dhimbjet e muskujve dhe kockave; sheh çaj kamomili me mjaltë në çdo lokal…

Ndryshimi i temperaturave solli me vete dhe gripin sezonal, që ka pasoja serioze për njerëzit që vuajnë nga obeziteti ekstrem, sëmundjet kronike të mëlçisë, problemet e sistemit imunitar, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe jo vetëm.

Vaksinimi i përvitshëm është një ndër mënyrat më efektive për të ulur rrezikun për t’u prekur nga gripi. Përpos vaksinimit dhe barnave antivirale të rekomanduara nga mjeku, të tjera mënyra për të lehtësuar simptomat janë çajrat dhe lëngjet e frutave.

Që të mos prekeni nga gripi, bëni mirë:

– të qëndroni larg vendeve me shumë njerëz;

– të konsumoni lëngje dhe produkte me vitaminë C;

– të lani duart pasi kolliteni/tështini që të mos rrezikoni njerëzit e tjerë, në rast se jeni me grip.

Nëse jeni me grip, hani mëngjes të pasur me energji, proteina dhe karbohidrate. Mos i refuzoni perimet si selino, karota, speca, brokoli dhe kungull.

Sigurisht që nuk duhet t’ju shkojë ndërmend të merrni ushqime të konservura.

Përsa i përket çajrave, pini të preferuarin tuaj; për shembull me pak limon ose mjaltë. Mjalti lufton mikrobet dhe qetëson zonën e irrituar të fytit.

Të tjera ushqime me efekte pozitive:

1. Agrumet – përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë;

2. Frutat e stinës – si shegët;

3. Djathë, thjerrëza, vezë, arra – të pasura me zink;

4. Vera e kuqe – përmban substanca që parandalojnë shumimin e viruseve.

Gripi keshilla tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.