Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

“Nëse nuk do marrim zgjidhje do vetëflijohemi”, banorja e “5 Majit”: Shpresa jonë e vetme është Berisha

12:28 / February 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha332322332 770x410 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej banoreve të lagjes ‘5 Maji’ është ulur ditën e sotme para parlamentit pasi nxitoi të pasur një takim me ish kryeministrin Sali Berisha. Ajo tha se shpresa e tyre e vetme është ky i fundit duke qenë se nuk kanë marrë zgjidhje nga askush tjetër. Banorja paralajmëroi se nëse nuk do marrin zgjidhje do vetëflijohen.

Pas pak minutash ai u kthye mbrapsht zhvilluar një takim edhe në prezencë të mediave ku tha se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes protestave.

DEKLARATAT

Banorja: Po na prishen shtëpiat. Për mua shpresa e vetme është Sali Berisha. Çfarë do bëhet me ne. Zoti kryeministër çfarë do bëhet me.  Bashkia nuk pranon të na takojë. Ose do marrim akte. Kemi vendosur. jemi disa familjarë që do vetëflijohemi nëse nuk kemi zgjidhje. Ku është zoti Sali Berisha. Kontrata shkel ligjin e shpronësimit. Aktmarrëveshja duhet të vendosë kur dhe ku do të jepet banesa. Ne na thuhet që në të ardhmen do të na jepet një njësi banimi.

Duhet ta dhurojmë dhe nuk kemi të drejtë ta hedhim në gjyq. Unë banoj aty. 12 shtëpi që do shemben me datë 22 shkurt nuk kanë firmosur asnjë dhe këtë e jap me garanci unë. Babai im rrezikon. Mjeku më ka thënë që nëse ai kalon stres shumë të madh mund të pësojë atak kardiak. I kemi kërkuar zotit Meta, Rama, Veliaj. Duam të takojmë dhe Berishën, kaq ishte. Dihet çfarë njësie jemi dhe kë kemi mbështetur. Kam kërkuar takim.

Banorja drejtuar Berishës: Jam banore e 5 Majit. Ka një vit. Që vjet në shkurt kemi takuar të gjithë. Asnjeri nuk na është gjendur pranë. Donim me patjetër t’iu takonim. Ne jemi në dëshpërim. Do tërhiqemi zvarrë. Kush do na mbrojë. Kaq kërkojmë ne si banorë të na thuhet kur dhe ku.

Sali Berisha: E kam denoncuar shumë herë si akt çnjerëzor. Të gjithëve ju pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit me mirëbesim. Nga klauzolat e tij. Asgjësohet ligji këtu. Janë përfaqësuesit e këtij parlamenti.

Unë kërkesën tuaj do ta përcjell. Ne kemi një komision kolegjial. E quaj të drejtë këtë kërkesë. Jemi dhe do mbetemi parti e pronës. Përfshi këtu demokracitë më të vjetra që janë SHBA. Pronarit do i përgjigjemi me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronës. Ju garantoj se asnjë nga këta banorë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria nuk kanë hapur themelet e asaj shtëpie pa e blerë. Këta e kanë blerë me dokumente trojet e tyre.

Edhe të mos ishte kjo. Duhet të dini një gjë. Ligji i posedimit është ligj që aplikohet në të gjithë botën. Këta shtetit i kanë paguar ujë, drita, taksë pastrimi. Është shteti që u ka ofruar mirëbesim atyre. Posedimi duhet të shtrihet edhe në pronën publike. Ligji i posedimit është i lashtë sa vetë ligji. Lulzim Brava përfaqëson interesat e Ramës. Qytetarët do i mbështesim me protesta dhe ne jemi për të drejtat e qytetarëve aty ku shkelen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.